Kur “hutat” mendohen se a të vazhdojnë të qëndrojnë edhe pak zgjuar, zogjtë e hershëm veçse janë në gjumë duke ëndërruar.
Mirëpo, dallimet mes këtyre dy llojeve të njerëzve shtrihen përtej kohës që shkojnë në shtrat, transmeton Telegrafi.
Personaliteti
Kush ka një personalitet më të “errët”? Siç duket, personat që qëndrojnë zgjuar natën.
Disa hulumtime të kryera online, ku i kishin studiuar 263 studentë të universiteti rreth trajtave të errëta të personalitetet (narcicizmi, psikopatia, etj.). Hulumtuesit kishin zbuluar se meshkujt me trajta të errëta të personalitetit kishin tendenca për të qëndruar më shumë gjatë zgjuar gjatë natës, ndryshe nga ata që flinin herët.
Kreativiteti
Kush është më kreativ? Për këtë studim janë bërë testime të ndryshme të fleksibilitetit, rrjedhshmërisë, origjinalitetit dhe zhvillimit. Gjatë këtij hulumtimi, i cili i ka studiuar 52 meshkuj dhe 68 gra të moshave 19 deri në 76 vjet, hulumtuesit kanë zbuluar se personat e prirë për të qëndruar deri vonë kishin shënuar pikë më të larta në testet e lartcekura. /Telegrafi/