Një grua e moshuar izraelite dhe djali i saj janë vrarë në një sulm me raketa të Hezbollahut nga Libani, thotë Izraeli.
Raketa antitank goditi qytetin Kfar Yuval në kufirin verior të Izraelit, duke vrarë Barak Ayalon, 45 vjeç dhe nënën e tij Miri Ayalon, 76 vjeçe, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Më herët ushtria izraelite deklaroi se vrau katër persona të armatosur që u përpoqën të kalonin nga Libani në Izrael.
Kjo vjen pasi zyrtarët shëndetësorë të Hamasit në Gaza thanë se 125 njerëz të tjerë ishin vrarë në sulmet e vazhdueshme izraelite.
Kështu, numri i viktimave në Rripin e Gazës ka shkuar në afro 24 mijë prej kur filloi konflikti mes Hamasit dhe Izraelit me mijëra të tjerë që besohet se kanë vdekur nën rrënoja. Zyrtarët lokalë thonë se fëmijët dhe gratë përbëjnë rreth dy të tretat e të vdekurve. Rreth 60,000 njerëz janë lënduar. /Telegrafi/