Site icon Telegrafi

Dy çifte homoseksuale bëjnë seks në mes të ditës në Durrës

Një rast i rrallë është shënuar të mërkurën në qytetin e Durrësit kur dy çifte të rinjsh u kapën duke bërë skena të turpshme në mes të ditës në mes të publikut. Njerëzit jo të paktë që kanë qenë në Stacionin e Trenit të shokuar nga skenat e nxehta homoseksuale kanë njoftuar policinë, raporton edicioni online i gazetës "Shekulli".

Drejtoria e Policisë bëri të ditur se "ndaj dy të rinjve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, pasi u kapën në flagrancë duke kryer prostitucion në publik".

Shtetasit Tahir Luga, 27-vjeç nga fshati Zallbastar i Tiranës dhe Ismail Matrakulla 23-vjeç po nga Tirana, të dy me arsim fillestar, janë kapur duke bërë seks kundrejt pagesës prej 500 lekësh me shtetasit me inicialet D.D dhe R.Sh nga Durrësi. Dy të ndaluarve iu gjetën në cilësinë e provës materiale 2.400 lekë dhe 22 prezervativë.

U kryen veprimet e para hetimore dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale " Ushtrim prostitucioni" dhe "Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale në vende publike", siç parashihen nga nenet 107 dhe 113 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Exit mobile version