Dy burra të armatosur kërcënuan një punëtor dyqani me shpatë gjatë një plaçkitje në Dudley të Anglisë; derisa pamjet tronditëse u publikuan më 20 shtator.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, policia e Dudley tha se incidenti ndodhi më 11 gusht, kur dy burra hynë në një dyqan në Old Park Road, dhe kërcënuan punëtorin e dyqanit për paratë; ky i fundit ka shpëtuar pa lëndime.
Ata mbërritën dhe u larguan nga vendi i ngjarjes me një Audi të bardhë, që po drejtohej nga një person tjetër, bazuar në deklaratën e policisë.
Lidhur me këtë rast, policia në një deklaratë i ka bërë thirrje publikut për ndonjë informacion të mundshëm lidhur me ta, për të parë videon klikoni këtu.
“E dimë që fytyrat e tyre janë mbuluar në pamjet nga kamerat e sigurisë, por ky mund të ketë qenë një incident shumë i rëndë dhe e dimë që dikush mund të ketë informacione”, thuhet në deklaratën e policisë. /Telegrafi/