Site icon Telegrafi

Dy burra rrezikojnë jetën e tyre duke hyrë thellë në rrënoja për të shpëtuar një fëmijë në Turqi

Një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale tregon se si punëtorët e ndihmës nga Pakistani rrezikuan jetën e tyre duke shkuar thellë në rrënoja për të shpëtuar një fëmijë në Turqinë jugore.

Siç shihet në video, dy shpëtimtarët shihen derisa u futën thellë brenda rrënojave, dhe pas kësaj ngrehën një djalë të ri, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se kur dhe saktësish se në cilin vend u xhiruan pamjet.

Edhe pas pesë ditëve, është raportuar për shpëtimin e personave nën rrënoja.

Deri më tani mbi 25 mijë persona kanë vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri.  /Telegrafi/

Exit mobile version