Telegrafi

Dy burra muskuloz rrahen brutalisht në mes të rrugës, shokohen qytetarët e Anglisë (Video, +18)

Dy burra muskuloz janë filmuar duke u rrahur brutalisht në mes të një rruge të cilën e frekuentojnë mijëra kalimtarë rasti që shikonin të habitur me atë që po ndodhte, ndërsa e gjitha filloi rreth pretendimeve se cili është më i fortë.

Njëri prej tyre dëgjohet në fillim të videos duke i thënë se “kam mundur të mposht në palestër” dhe pa kaluar pak sekonda e godet vazhdimisht burrin tjetër në një rrugë në Kent të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse disa kalimtarë rastit mundohen t’i ndajnë për hir të fëmijëve që kalonin para tyre, njëri nga sulmuesit e godet fuqishëm me shkelm në kokë “rivalin”.

Videoja është filmuar nga një dëshmitarë okularë i identifikuar si Jinn Bassan, ndërsa policia ka konfirmuar lajmin se kanë filluar hetimet rreth këtij incidenti të tmerrshëm.

“Kemi pranuar informata se dy burra janë rrahur brutalisht në rrugë edhe pse nuk raportohet se janë lënduar rëndë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Gjithashtu thuhet se kanë arrestuar një 24-vjeçar nën akuzën se ka sulmuar fizikisht një person tjetër. /Telegrafi/