Telegrafi

“Dy breza” titullohet mega-instrumentali nga Sei

“Dy breza” është instrumentali i nëntë me radhë që vjen si videoklip nga klarinetisti i njohur shqiptar Sead Muqa – Sei kësaj radhe në bashkëpunim me mjeshtrin nga gjenerata e veteranëve të klarinetës, Xhafer Ibrën.

Një përzierje tingujsh e punuar me përkushtim të jashtëzakonshëm mjeshtëror ka rezultuar me një sukses që tej mase po pritet mirë.

Edhe titulli ‘Dy breza’, i këtij kolazhi vallesh godet qëllimin dhe arsyen duke u munduar të paraqes vlerat bashkëpunuese në mes dy mjeshtërish nga gjenerata të ndryshme e të cilët shënojnë fuqishëm kohën e vet, pra Sei dhe Xhafer Ibra.

Pjesa muzikore është realizuar në studion ‘Erona’ ndërsa për jetësimin e videoklipit është kujdesur An produksion.

Ky kolazh vallesh vjen si dhuratë nga Sei për festat e fundvitit, përderisa mbetet bashkëpunimi i parë i tij me Xhafer Ibrën.

Në video xhirim janë angazhuar edhe pjesë të shoqërive profesionale të vallëzimit nga Prizreni si dhe disa anëtarë nga SHKA ‘Sofra pejane’ dhe shoqëri të tjera muzikore nga Peja.