Telegrafi

Dy biznesmenët Luca dhe Devolli takohen në detin Jon: Politika i ndan vëllezërit, por puna i bashkon

Dy biznesmenët Gjergj Luca dhe Blerim Devolli janë takuar gjatë fundjavës në Shqipëri.

Në rrjetin e tij social, Luca ka shkruar se pavarësisht se politika i ndan vëllezërit, puna i bashkon, transmeton Telegrafi.

“Nuk është e vërtetë që Kosova s’ka det. Jam me Blerim Devollin nga Kosova, njeriun e punës dhe investimeve këtu në mes të detit Jon për sipërmarrje të përbashkët. Pavarësisht se politika i ndan vëllezërit, puna i bashkon. I bashkon se nga puna vjen mirëqenia, progresi…nga puna vjen bashkimi. E ndërsa politika grindet e zihet, puna mbjell dashuri”, thuhet në postimin e tij. /Telegrafi/