Birra dhe kikirikët për shëndetin?
Ekspertët tregojnë se kur mund të konsumoni këto ushqime për t’u rikuperuar.
Shkencëtarët vërejnë se ky kombinim klasik, i cili ofrohet në shumicën e birrarive në botë, e rihidraton trupin më mirë se pijet sportive, transmeton Telegrafi.
Gjatë një vrapimi të gjatë, që përfshin një maratonë, trupi i njeriut mund të humbasë deri në tri litra lëngje në orë.
Gjatë vrapimit, kaliumi dhe natriumi humbasin, por e gjithë kjo mund të kompensohet shpejt me një grusht kikirikë dhe një litër birrë.
“Pirja e ujit nuk mund të kompensojë humbjen e mineraleve. Është më e dobishme – birra”, përfundon profesori Ronald Maughan, ekspert në mjekësinë sportive.
Birra përmban flavonoide, është e pasur me silic, vitamina B1, B2, B6 dhe B12. Përmban 30% më shumë vitaminë B6 se çdo burim tjetër, si dhe një sasi të madhe të vitaminës B12.
Kikiriku është i pasur me vlera ushqimore: biotinë 88%, bakër 47%, mangan 36%, vitaminë B3 28%, molibden 24%, folate 22%, fosfor 20%, vitaminë E 20%, vitaminë B1 19%, proteina 19%, etj. /Telegrafi/