Telegrafi

Dy barna eksperimentale të suksesshme kundër kancerit?

Shkencëtarët që po merrnin pjesë në një konferencë, të shtunën në Chicago publikuan përfundimet e tyre rreth barit, ipilimumab, të prodhuar nga kompania Bristol-Myers Squibb. Ata i bazuan gjetjet e tyre në një studim që përfshinte 676 njerëz nga mbarë bota me melanomë të avancuar.

Studiuesit thanë se afro 25 për qind e atyre që u trajtuan me ilaçin eksperimental ishin gjallë pas dy vjetësh. Ata gjithashtu thanë se mbijetesa mesatare e pacientëve që marrin ilaçin ipilimumab ishte 10 muaj, krahasuar me vetëm gjashtë muaj për të tjerët në grupin studimor.

Po ashtu, shkencëtarët në konferencë thanë se një tjetër ilaç eksperimental i njohur si crizontinib, bëri që tumoret të tkurren në pacientët me një formë të rrallë kanceri të mushkërive të shkaktuar nga një mutacion specifik gjenetik.

Shkencëtarët thanë se më shumë se gjysma e 82 pacientëve në provën klinike vunë re tkurrjen e tumoreve pas thuajse dy muajsh trajtimi me ilaçin crizotinib. Ata po ashtu thanë se në rreth 90 për qind të rasteve, sëmundja nuk bëri përparime. /VoA/