Telegrafi

Dy barazime në Bundesliga

Ndeshja e zhvilluar të dielën ndërmjet Bochumit dhe Monchengladbachut në stadiumin RewirPower, ka përfunduar me rezultat prej 3-3.

Monchengladbachu avancoi me rezultat prej 3-0 në pjesën e parë të takimit, mirëpo vendasit u kthyen në pjesën e dytë për ta barazuar rezultatin duke nxjerrë një pikë nga kjo përballje.

Hamburgu nuk e ka filluar me fitore sezonin e ri në Bundesliga, por është dashur të pajtohet me një barazim prej 1-1, në ndeshjen e zhvilluar në Badenova kundër Freiburgut.