Site icon Telegrafi

Dy banka nga Serbia veprojnë “ilegalisht” në veri

Disa banka nga Serbia operojnë në Kosovë që nga paslufta në mënyrë “ilegale”, kryesisht në enklavat serbe, të paintegruara në sistemin bankar të Kosovës.

 

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), është vetëm “Komercialna Banka” e licencuar në sistemin bankar të Kosovës. Sipas ekspertëve të ekonomisë, veprimi i kësaj banke nën juridiksionin e Republikës së Kosovës është një lajm i mirë, por lajmi i keq është se disa banka serbe veprojnë “ilegalisht” në vendin tonë, shkruan Kosova Sot.

 

Ekspertët e çështjeve financiare dhe bankare thonë se në komunat veriore të Kosovës aktivitetin e tyre bankar po e zhvillojnë edhe dy banka të tjera komerciale serbe. /Telegrafi/

Exit mobile version