Telegrafi

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Prishtinë, nuk ka të lënduar (Foto)

Dy banesa janë përfshirë nga zjarrin në Lagjen “Fusha e Pajtimit” në Prishtinë.

Lajmin e kanë konfirmuar për Telegrafin, nga Shërbimi i Zjarrëfikësvve në Prishtinë, të cilët kanë thënë se zjarri është lokalizuar ndërsa nuk ka të lënduar.

“Zjari i ka përfshirë dy banesa në ‘Fushën e Pajtimit’. Shkaqet e zjarrit nuk dihen, por zjarri është lokalizuar dhe zjarrëfikësit janë duke u kthyer. Të lënduar nuk ka, ka vetëm dëme materiale por jo të mëdha”, thuhet në përgjigjen e zjarrfikësve.

Në lagjen “Fusha e Pajtimit” janë dy ndëresa të banimit social. /Telegrafi/