Telegrafi

Dy avionë bombardues amerikanë fluturojnë mbi Tiranë

Dy avionë amerikanë B-52 janë parë sot në qiellin e kryeqytetit shqiptar. 

Bombarduesit amerikanë kanë dhuruar shfaqje mbi sheshin Skënderbej në Tiranë rreth orës 15:00 në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas një njoftimi të mëhershëm të Ambasadës Amerikane në Tiranë, fluturimi i avionëve bëhet në shenjë demonstrimi për bashkëpunimin e shkëlqyer të të dy vendeve në të gjitha fushat, por sidomos atë të mbrojtjes.

Fluturimi i avionëve amerikan vjen në një kohë kur në Shqipëri po hetohet një rast spiunazhi nga dy shtetas rus dhe një ukrainas që kanë sulmuar dy ushtarë në tentativë për të hyrë në uzinën e armëve në Gramsh.

Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta në vend dhe nga partnerët ndërkombëtarë në një situatë delikate ku ndikimi rus në rajon shihet si një faktor destabilizimi.

LSA ka nxjerr disa foto nga fluturimi i avionëve. /Telegrafi/