Telegrafi

Dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Foto: Ilustrim/Arkiv

Dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk janë lejuar sot në orët e mëngjesit të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në kufirin e Jarinjes. 

Sipas burimeve të Telegrafit, dy autobusët janë ndaluar në kufirin e Jarinjes dhe se në të dy autobusët kishte më shumë se 80 persona.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe është në pritje të përgjigjes.

Ndryshe, javën që po lëmë pas është mbajtur liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar”, e cila ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës në kryeqytet, objekt ky i kontestuar tash e sa kohë.

Kisha ortodokse serbe është ndërtuar në hapësirat e Universitetit të Prishtinës në vitin 1992, pas marrjes së dhunshme të pushtetit nga Serbia më 1989. /Telegrafi/