Telegrafi

Dy arsyet kryesore pse Arsenali do ta ketë të vështirë të nënshkruajnë me Douglas Luizi

Arsenali e ka bërë Douglas Luiz objektiv kryesor përpara afatit kalimtar të dimrit, por mund të mos jenë në gjendje ta nënshkruajnë me të për dy arsye kryesore.

Sipas The Mirror , arsyeja e parë pse skuadra e Mikel Artetës mund të mos jetë në gjendje të nënshkruajë me brazilianin do të jetë hezitimi i Aston Villa për të shitur mesfushorin në dimër pa pasur një zëvendësues të tyre.

Çështja tjetër që është theksuar ka qenë statusi i dobët financiar i Arsenalit pas një vere me shpenzime të mëdha për lojtarë si Declan Rice, Kai Havertz dhe Jurrien Timber.

Financat e dobëta ishin gjithashtu arsyeja që Topçinjtë mund të nënshkruanin me portierin David Raya dhe e morën si huazim këtë verë nga Brentford.

Megjithatë, me dëmtimin e madh të Partey, Arteta do të shpresojë që klubi të përfundojë nënshkrimin e Luizit më shpejt; ose të mendojnë ndonjë transferim tjetër.

Lexo po ashtu Mikel Arteta 'gati të shesë katër yje në janar' për të financuar blerjen e Ivan Toney nga Brentford

Arsenali do të rikthehet në aksion pas përfundimit të pushimit ndërkombëtar më 25 nëntor, kur do të përballet me Brentford. /Telegrafi/