Site icon Telegrafi

Dy arbitra kosovarë në seminarin e FIFA-s

“Vetë prania jonë këtu në Tiranë do thotë shumë për futbollin e Kosovës, por edhe për neve dy gjyqtarët kosovarë”, tha Nuza. “Është nder për ne që te jemi pjesë e këtij seminari, ku ligjërojnë gjyqtarë nga FIFA dhe kemi mundësinë që të njihemi me të arriturat e fundit në këtë lëmin tonë”, tha Nuza, duke shtuar se “nuk është pak të mësosh nga një arbitër siç është Bennett”. Nuza është arbitri më i ri në këtë seminar nga gjithsej 30 sosh, sa marrin pjesë. Arbitri tjetër kosovar, Kosumi (29) thotë se kjo është mënyra më e mirë e avancimit për arbitrat e rinj.

“Nëse duam të avancohemi dhe mbesim në hap me kohën, atëherë këto seminare janë mundësia më e mirë. Këtu mëson për më të rejat në futbollin evropian dhe botëror, thjesht nuk mbetesh prapa kolegëve të tjerë nga e mbarë bota”, tha Kosumi. Nuza dhe Kosumi janë dy nga arbitrat më premtues në futbollin e Kosovës. Seminari do të zgjasë pesë ditë. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version