Gratë thuhet të kenë dy ankesa të mëdha për meshkujt. E para është se meshkujt nuk janë aty kur gratë kanë nevojë për ta, ndërsa e dyta se nuk ka intimitet të mjaftueshëm.
Këto gra ndjehen të vetmuara kur janë në një lidhje dhe nuk besojnë që meshkujt do të jenë aty kur kanë nevojë. Shumicën e kohës, ata duhet të jenë aty kur femrat kanë probleme emocionale. Meshkujt duhet t’i dëgjojnë, duhet të kujdesen për to dhe duhet të mos i thyejnë zemrat e tyre, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, ndryshe nga femrat, meshkujt i kanë dy ankesa të mëdha për gratë.
E para është se grinden shumë dhe e dyta se nuk ka seks të mjaftueshëm.
Këta meshkuj ndjehen të vetmuar edhe kur janë në një lidhje të lumtur dhe dëshirojnë intimitet po aq sa femrat, por këtë intimitet e ndjejnë kur ka më pak grindje dhe më shumë seks. /Telegrafi/