Telegrafi

Dy “alienë” u pikasën në majë të një kodre në Brazil – pamjet koxha reale dëshmojnë praninë e këtyre dy krijesave misterioze

Dy figura misterioze 3 metra të gjata janë pikasur në majë të një kodre në Brazil duke nxitur spekulimet për praninë e alienëve.

Qeniet ‘jashtëtokësore’ u kapën në kamera nga një grua e cila kishte dalë për ecje në zonë, transmeton Telegrafi.

Dëshmitarja okulare, Sara Dalete tha se ishte duke shijuar një ditë me familjen e saj në ishullin brazilian të Ilha do Mel, kur hasën në ato dy figura misterioze.

Megjithatë, brazilianja tha se kishte të pamundur të arrinte në majë të kodrës ku ndodheshin krijesat ose të komunikonte me ta.

Sara potencoi gjithashtu se qeniet lëviznin shumë shpejt dhe dukeshin se ishin diku 3 metra të gjata.

Në bazë të videos së xhiruar, nuk dukej se bëhej fjalë për ndonjë iluzion optik dhe se qeniet dukeshin koxha reale. /Telegrafi/