Site icon Telegrafi

Dy akuza për personin që hoqi flamurin e Maqedonisë në Kumanovë

Prokuroria Themelore në Kumanovë ka ngritur propozim padi kundër L.K person i përfshirë në uljen e flamurit të Maqedonisë dhe ngritjen e atij të Shqipërisë në Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndaj tij propozohen dy akuza, për sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e sigurisë publike, si edhe shkaktim të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, grindje dhe jotolerancë.

Ndërkaq, i mituri L.S është marrë në pyetje para gjykatësit për të mitur në Gjykatën themelore të Kumanovës dhe ndaj tij do të vazhdojnë procedurat për gjetje të dëshmive.

Ndaj tyre mundet vazhdohet zbatimi i burgut shtëpiak dhe të kujdesit./Telegrafi/

Exit mobile version