Site icon Telegrafi

Dy aktoret që janë në lidhje prej nëntë vitesh, tregojnë se nuk jetojnë në një shtëpi: Sekreti i jetëgjatësisë së lidhjes është të jetosh në shtëpi të ndara

Foto: Getty Images

Aktoret Holland Taylor (81 vjeçe) dhe Sarah Paulson (49 vjeçe) shfaqën dashurinë e tyre teksa kaluan së bashku në tapetin e kuq gjatë ceremonisë së çmimeve “Emmy Awards 2024”, ku diskutuan për jetën e tyre të përbashkët.

Më herët këtë vit, Paulson kishte zbuluar se sekreti i dashurisë së tyre është jetesa në shtëpi të ndara.

“Ne nuk jetojmë bashkë. Ky është sekreti. Holland dhe unë kalojmë shumë kohë së bashku, por nuk jetojmë në të njëjtën shtëpi”, kishte thënë Paulson më herët. Tani, ato vendosën të sqarojnë këtë deklaratë.

“Ne jemi më shpesh së bashku sesa jo”, “Duhet ta sqaroj këtë. Ne nuk jetojmë bashkë, që do të thotë se nuk kemi një shtëpi të përbashkët, por jemi më shpesh së bashku sesa jo. Është si të jetosh bashkë, por pa jetuar bashkë. Mendoj se njerëzit mendojnë se shohim njëri-tjetrin një herë në muaj ose diçka të tillë”, tha Sarah.

Foto: Amy Sussman/Getty Images

“Në një shtëpi ose tjetrën, lëvizim mbrapa e përpara. Shumë larmishmëri. Larmishmëria është shija e jetës”, shtoi Holland.

Për t’u rikujtuar, Paulson dhe Taylor u njohën në vitin 2005, kur ishin të dyja mysafire në një darkë. Në atë kohë, të dyja ishin në lidhje. Dhjetë vjet më vonë, ato filluan të ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale dhe Taylor kontaktoi Paulson. Në fund të vitit 2015, lidhja e tyre u konfirmua.

Ato nuk duan të martohen pavarësisht lidhjes së gjatë, Taylor kishte thënë në gusht se ato nuk do të martohen. “Kurrë nuk kemi folur për këtë siç na intereson”, tha ajo dhe theksoi se është e shqetësuar për diferencën e moshës mes tyre.

“Gjërat për të cilat ajo kalon, të cilat janë emocionalisht të rëndësishme, unë i kam kaluar 30 ose 40 vjet më parë”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version