Telegrafi

Dy aktorët e famshëm tetovarë nën ritmet e hitit të dikurshëm të Mahmut Feratit (Video)

Xhevdet Jashari dhe Blerim Destani janë xhiruar teksa voziten me automjet dhe shijojnë një këngë të vjetër me ritme folklorike.

Dy aktorët tetovarë shfaqen në video duke konsumuar puro, ndërsa në prapavijë shkon kënga e Mahmut Feratit, “Oj dora me kanë” dhe pikërisht këtë përshkrim e ka edhe videoja.

Kujtojmë që Xhevdet Jashari u bë i njohur për publikun e gjerë shqiptar, falë rolit të Arifhikmetit në hit-serialin komik, “O Sa Mirë”.

Ndërkohë, Blerim Destani ka luajtur në disa filma ndërkombëtarë dhe është i njohur edhe në skenën botërore. /Telegrafi/