Dy aktorë nga shfaqja e Netflix “The Chosen One” u vranë në një aksident me makinë që la të plagosur gjashtë të tjerë në Meksikë pasi furgonët e tyre u përmbysën pranë gadishullit Baja në Kaliforni.
Aktorët Raymundo Garduno Cruz dhe Juan Francisco Gonzalez Aguilar janë raportuar të vdekur nga Departamenti i Kulturës në Baja, sipas Independent.
Gjashtë të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar, gjithashtu kanë mbetur të plagosur, por nuk dihet shkalla e plagëve të tyre.
Furgoni i tyre dyshohet se u rrëzua pranë Mulege, në një zonë të shkretëtirës, ndërsa grupi po udhëtonte mes atje dhe Santa Rosalia, ku po filmohej shfaqja.
Aktorët ishin duke filmuar një shfaqje që përqendrohej rreth një djali 12-vjeçar, i cili zbulon se është ardhja e dytë e Krishtit, shkruan DailyMail.
Është i bazuar në një libër komik nga Mark Millar dhe artisti Peter Gross dhe ekuipazhi filloi xhirimet në prill, sipas Comicbook.
Nuk ka asnjë publikim për serialin dhe është e paqartë se si Netflix do të vazhdojë përpara me xhirimet e shfaqjes.
Në anë tjetër, nga përfaqësuese të Netflix akoma nuk është komentuar publikisht aksidentin. /Telegrafi/