Telegrafi

Dy aksidente me traktor në Radovish dhe Shën Nikollë

Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se mbrëmë në rrugën rajonale në fshatin Vojsllavci për në Radovish dhe në rrugën lokale Shën Nikolla – fshati Gjurisht, kanë ndodhur dy aksidente me traktor, në të cilat me lëndime të rënda trupore kanë kaluar voitësi i traktorit dhe bashkëudhëtari i tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në aksidentin e rrugës për në Radovish i cili ka ndodhur dje rreth orës 11:40 kur para objektit “Ilinden 92”, J.I (59) nga fshati Vojsllavci duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga ku edhe është rrokullisur. I lënduari është dërguar në Qendrën mjekësore në Shtip, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për kurim të mëtejshëm.

Në aksidentin e dytë në rrugën rajonale Shën Nikolla – fshati Gjurisht, traktori “Fiat 460” i drejtuar nga X.R (47) nga fshati Gorobinci ka goditur makinën “Fiat Punto” e drejtuar nga V.N (57) nga Sveti Nikolla. Në këtë aksident më rëndë ka kaluar bashkudhëtari me X.R, nga fshati Gorobinci, i cili vazhdon të qëndrojë në Qendrën mjekësore në Shtip për kurim.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipe nga stacioni policorë i Radovishit dhe Shën Nikollës./Telegrafi/