Site icon Telegrafi

Dy aksidente përnjëherë, lëndohet edhe një polic

Disa persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën Veles-Shkup, në afërsi të tunelit në Katllanovë. Në aksident shoferi i veturës “Golf” goditi veturën xhip, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aksidenti ka ndodhur rreth 11:00 rreth 300 metra nga tuneli në Katlanovë, ku vetura Jeep me targa të Strumicës, nga arsye të panjohura, është përmbysur në rrugë.

Në vendngjarje ka dalë ekipi i policisë për të siguruar vendin deri sa nuk ka arritur ekipi i hetuesisë.

Pak çaste pas aksidentit të veturës Jeep, drejt policëve dhe automjetit Jeep me shpejtësi të lartë është përplasur vetura “Golf”, e cila ka goditur veturën Jeep.

Sipas informatave paraprake janë plagosur tre persona, dy shoferët e Jeep dhe Golf dhe një polic, por nga SPB-Shkup thonë se ky nuk është numri përfundimtar i të plagosurve.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet në Shkup. /Telegrafi/

Exit mobile version