Site icon Telegrafi

Dy aksidente para policit

Burri ndaloi dhe u përpoq të parkojë në pompën e afërt të karburanteve, por kjo nuk i shkoi për dore.

Së pari parkoi automobilin duke goditur një shtyllë, pastaj u përpoq të dilte nga automobili, por e harroi automjetin në “rikuerc”. Automobili filloi të lëvizte mbrapa dhe e goditi automobilin e policisë.

Me dëshirë që ta përmirësojë gabimin shpejtë u fut në auto, shtypi gazin dhe në mënyrë spektakolare goditi prapë shtyllën.

Në këtë rast nuk ishte e nevojshme dëshmia e testit të alkoolit. /Telegrafi/

Exit mobile version