Ngjarja e rëndë ndodhi pas përplasjes së tre makinave midis tyre dhe viktima është Jeshar Dedja, 24-vjeç. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Në një tjetër aksident automobilistik, në aksin Vorë-Ura e Gjolës, mbetën të plagosur një grua dhe një fëmijë 1 vjeç. Aksidenti ndodhi mes një makine funeralesh, që drejtohej nga Agim Qordja, 52-vjeç dhe mjetit volzvagen, që drejtohej nga Tatjana Kuçi, 37 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, Tatjana Kuçi mbeti e plagosur rëndë dhe një fëmijë 1 vjeç, i cili pësoi vetëm dëmtime të lehta.
Policia arrestoi drejtuesin e makinës së funeraleve që shkaktoi aksidentin Agim Qordja./Telegrafi/