Telegrafi

Dy aksidente në Shkup, lëndohen dy motoçiklistë

MPB Maqedoni informon se dje në ora 12:50 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit “Aleksandar Makedonski” dhe rrugës “Brigada Ndërkombëtare” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve Renault i drejtuar nga N.O.(30) nga fshati Pobozhje, Shkup dhe një motoçikletë e drejtuar nga S.F (39) nga Shkupi, të dy me targa regjistrimi Shkup.

Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”.

Vetëm tre orë më vonë në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit “Bosna i Hercegovina”, në rrugën “Aleksandar Urdarevski” dhe “Kemal Sejfula” në Shkup, ka ndodhur aksident trafiku në mes veturës “Mercedes” e drejtuar nga B.M (49) nga Vinica dhe një motoçikletë “Suzuki”, e drejtuar nga D.K (48) nga Shkupi.

Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”.