Telegrafi

Dy aksidente në rrugën “B” në Prishtinë, disa persona përfshihen në rrahje

Mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë kanë ndodhur dy aksidente të ndara trafiku te rruga “B’.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se në njërin rast ka pasur edhe përleshje.

“Rreth orës 19:00, është raportuar për dy aksidente trafiku në rrugën ‘B’ në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet janë përfshirë dy vetura , ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit”, ka thënë Ahmeti.

Me këtë rast dy persona janë shoqëruar në stacion.

Sipas Ahmetit, aksidenti tjetër që poashtu ka ndodhur në rrugën “B”,  ka ndodhur në mes veturës dhe kamionit ku për pasojë katër personave janë lënduar dhe u është ofruar ndihmë mjekësore.

“Aksidenti i dytë ka ndodhë në mes të një veture dhe kamioni ku si pasojë e aksidentit katër persona  janë lënduar dhe të njëjtëve u është ofruar ndihmë mjekësore. Lidhur me këto ngjarje policia ka nisur hetimet”, ka njoftuar Ahmeti./Telegrafi/