Zëdhënësi i SPB në Tetovë, Marjan Josifovski, informoi se dy persona janë lënduar rëndë në dy aksidente të ndryshme që kanë ndodhur dje në rrethinën e Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 11:50 në rrugën lokale për në fshatin Çellopek, ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30 në autostradën Tetovë-Gostivar në afërsi të rrugës për fshatin Pirok.
Josifovski deklaroi se policia pas urdhërit të prokurorit publik në të dy vendet e aksidenteve, ka kryer hetim dhe punojnë në gjetjen e arsyeve që shkaktuan aksidentet./Telegrafi/