Gjatë të dielës në Prizren kanë ndodhur dy aksidente, ku si pasojë janë lënduar 17 persona.
Aksidenti i parë ka ndodhur në fshatin Serbicë në mes tri veturave. Aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Zhur, ku janë përfshirë dy vetura.
Rastet sipas raportit të policisë:
• Fsh. Serbicë, Prizren, 18.07.2021 – 13:38. Tre (3) vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku mes veti. Deri te aksidenti kishte ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur dy veturat tjera. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 9 persona (2 nga ta lëndime të rënda). Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor.
• Fsh. Zhur, Prizren, 18.07.2021 – 16:00. Dy (2) vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku mes veti. Deri te aksidenti kishte ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara, kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur veturën tjetër. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar 8 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor. /Telegrafi/