Telegrafi

Dy aksidente në Komoran, ka të lënduar (Video)

Dy aksidente kanë ndodhur sot rreth orës 12:20 në magjistralen Pejë-Prishtinë afër Komoranit.

Si pasojë e këtyre dy aksidenteve ka pasur edhe të lënduar. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Ai ka thënë se në njërin aksident janë përfshirë dy vetura dhe se policia ka dalë në vendngjarje dhe po merren pe procedurat e nevojshme për identifikimin e shkaqeve dhe hetimin e rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/