Siç informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, në dy aksidente të komunikacionit që kanë ndodhur dje në rajonin e Pollogut, si pasojë e vozitjes me shpejtësi mbi të lejuarën janë lënduar tre persona dhe është shkaktuar dëm material prej 145.000 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Personi M.I. (25), nga Tetova, ka marrë lëndime të rënda trupore pasi që ka humbur kontroll mbi veturën ‘Golf’ me targa të Tetovës dhe ka dalur nga korsia dhe është përplasur në shtyllë betoni dhe derë metalike para një shtëpie. Fatkeqësia ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:15 në hyrje të fshatit Kamjan. Nga përplasja M.I. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës ku pas ndihmës mjekësore është dërguar për në Klinikat e Shkupit. Dëmi material vlerësohet në 10.000 denarë.
Aksidenti i dytë ka ndodhur rreth orës 2:45 minuta pas mesnate, në rrugën “Vll.Gjinoski” në urën e lumit Vardar në Gostivar. Vetura ‘Opel Astra’, e drejtuar nga J.J. (34) nga Gostivari, ka goditur gjashtëmbëdhjet vjeçaren dhe B.K. (19), poashtu nga Gostivari dhe mbi gardhin metalik të urës. Nga goditja e marrë, të dy këmbësorët janë dërguar në spitalin e Gostivarit, ku pas intervenimit mjekësor janë lëshuar në shtëpi. Dëmi material vlerësohet në 45.000 denarë./Telegrafi/