Site icon Telegrafi

Dy agjentë të FBI-s u vranë dhe të tjerë u plagosën pas një aksioni në Florida

Dy agjentë të FBI-s u vranë të martën dhe tre të tjerë u plagosën pas një shkëmbimi me armë zjarri me një të dyshuar në Sunrise të Floridas.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, të shtënat ndodhën rreth orës 6 të mëngjesit derisa një ekip oficerësh të zbatimit të ligjit ekzekutuan një urdhër-kërkimi nga gjykata federale si pjesë e një çështjeje të krimeve të dhunshme kundër fëmijëve.

Dy agjentë të FBI-s u dërguan në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme dhe subjekti i këtij urdhri është i vdekur, thuhej në deklaratë.

Incidenti ndodhi në kompleksin e apartamenteve Water Terrace në Sunrise në Sunrise në orën 6 të mëngjesit. /Telegrafi/

Exit mobile version