Site icon Telegrafi

Dy aeroplanë përplasen për njëri-tjetrin në ajër në Miami, ka edhe viktima (Video)

Të paktën tre vetë gjetën vdekjen nga përplasje ndërmjet dy aeroplanëve të vegjël pranë Miami.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, agjentët e Administratës së Aviacionit Federal thanë se incidenti ndodhi të martën rreth orës 13:00 në orën lokale.

Siç raportojnë tutje mediat, kuptohet dy aeroplanët ishin një Piper PA-34 dhe një Cessna 172.

Zyrtarët besojnë se aeroplanët janë regjistruar në Dean International Airport dhe janë pilotuar nga trajnerët.

Tre vetë u shpallën të vdekur pak pasi u zbulua rrëzimi.

Ata u identifikuan më vonë si Jorge Sanchez, 22 vjeç, Ralph Knight, 72 vjeç dhe Nisha Sejwal, 19 vjeç.

Gjendja e një personi të katërt nuk është konfirmuar.

Dëshmitari Daniel Miralles tha se pa që aeroplanët po përplaseshin ndërsa po peshkonte në kanalet pranë aeroportit.

“Dëgjova një tingull të çuditshëm. Dukej si një aeroplan, por të jepte përshtypjen se zhurma vinte nga afër”. /Telegrafi/

Exit mobile version