Site icon Telegrafi

Dy aeroplanë përplasen në qiellin e Denver të SHBA-së, polici thotë se “të dy pilotët duhet të blejnë nga një biletë lotarie”

Dy aeroplanë të vegjël u përplasën pranë Denver, duke lënë një aeroplan gati të ndarë në gjysmë dhe duke e detyruar pilotin e tjetrit të vendoste një parashutë të bashkangjitur në aeroplan për t’u ulur në mënyrë të sigurt.

Për habinë e të gjithëve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, askush nuk u lëndua, thanë zyrtarët.

Të dy aeroplanët po përgatiteshin të uleshin në një aeroport të vogël rajonal në një periferi të Denver kur u përplasën rreth mëngjesit, sipas Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit.

“Secili prej këtyre pilotëve duhet të shkojë të blejë një biletë lotarie tani”, tha zëvendësi i Sherifit të Qarkut Arapahoe, John Bartmann. “Nuk mbaj mend diçka të tillë. Unë dua të them se kjo është pjesa mahnitëse e kësaj”.

Ndërkohë June Cvelbar i tha stacionit televiziv KUSA se ajo ishte dëshmitare e përplasjes ndërsa ecte në Parkun Shtetëror të Cherry Creek.

“Unë pashë dy aeroplanë në qiell. Kam dëgjuar një zhurmë por nuk e kuptova se ishin përplasur”.

Piloti thuhet se ishte personi i vetëm në bordin e një Fairchild Metroliner me dy motorë që u ul në Aeroportin Centennial pavarësisht se pësoi dëme të mëdha në pjesën e tij të bishtit.

Aeroplani është në pronësi të një kompanie me bazë në Kolorado të quajtur Key Lime Air që operon me avionë mallrash.

Ndërsa piloti dhe një pasagjer ishin në aeroplanin tjetër, një aeroplan me një motor Cirrus SR22 që lëshoi një parashutë në një fushë pranë shtëpive në Parkun Shtetëror të Cherry Creek. /Telegrafi/

Exit mobile version