Site icon Telegrafi

Dy aeroplanë britanikë ndjekin UFO-n?

Për videon, e cila zgjatë 30 sekonda, ish-ministri i mbrojtjes i Britanisë së Madhe dhe eksperti i UFO-ve, Nick Pope, tha se është xhirimi më i besueshëm që kishte parë ndonjëherë.

“Ndoshta bëhet fjalë për ndonjë eksperiment që ka lidhje me aeroplanët e padukshëm. Por sërish, kush do t’i bënte të tilla teste në pikë të ditës. Opsioni i dytë është se ai objekt fluturues vërtetë ka qenë UFO, i cili hyri në hapësirën tonë ajrore dhe menjëherë iu vunë në ndjekje aeroplanët tanë luftarakë,” tha ai.

Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë nuk dëshiruan të komentojnë videon të cilin e ka bërë një person i panjohur, por thanë se aeroplanët luftarakë dërgohen menjëherë në aksion me të marrë lajmin se është paraqitur ndonjë rrezik nga ajri. /Telegrafi/

Exit mobile version