Dy fëmijë 14 vjeçar nga fshati Çajlë i Gostivarit, janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 e 30 në rrugën Pitarnica të Gostivarit, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të tij, dy adoleshentët kanë qenë në një motoçikletë të cilën pa leje e ka drejtuar njëri prej tyre, ndërsa në aksident kanë marrë pjesë edhe dy automjete – Golf të cilin e ka drejtuar M.M.(55) nga Balindolli dhe Skoda të cilën e ka drejtuar D.S.(41) nga Gostivari.
Në aksident dy adoleshentët kanë përfituar lëndime të lehta trupore dhe pas ndihmës së dhënë mjekësore në spitalin e Gostivarit, janë lëshuar për mjekim shtëpiak./Telegrafi/