Telegrafi

Dy adoleshentë publikojnë pamjet e shkëmbimit të zjarrit me policinë, pastaj vrasin veten! (Foto/Video)

Dy adoleshentë kanë regjistruar veten gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, para se të kthejnë armën nga vetja.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, dy adoleshentët, 15-vjeç janë gjetur brenda shtëpisë së tyre në rajonin Pskov, në veriperëndim të Rusisë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se gjetën “trupat e një vajze dhe një djali të ri me shenja të qarta të vetëvrasjes”.

Thuhet se incidentet e tilla janë shumë të pazakontë në Rusi, ku qasja në armë është shumë e kufizuar.

Hetuesit thanë se ata ishin duke u përpjekur për të gjetur arsyen për këtë “hap të dëshpëruar” nga adoleshentët. /Telegrafi/