Telegrafi

Dwyane Wade rikthehet në Miami Heat

Clevaland Cavaliers ka filluar të mendojë tashmë për sezonin e ardhshëm.

Nënkampioni i NBA-së, ditën e djeshme largoi basketbollistin Isaiah Thomas, i cili u transferuar te Los Angeles Lakers.

Por, sot është bërë e ditur edhe për një largim nga radhët e kalorësve, ku Dwyane Wade është rikthyer në folenë e vjetër, Miami Heat.

“Gjithmonë e kam ditur se do të vjen kjo ditë”, tha Wade në një intervistë për The Associated Press.

“Për mua, është gjithmonë një shpresë rikthimi atje”, shtoi basketbollisti amerikan.

Wade ishte kthyer në Miami disa ditë më parë, megjithëse shkurtimisht, ai ka festuar ditëlindjen e 16-të të nipit, Zaire.

Kujtojmë se Cavs kanë larguar edhe Channing Frye, Derrick Rose si dhe Jae Crowder. /Telegrafi/