Telegrafi

Dwyane Wade dhe Dirk Nowitzki shënojnë nga 30 pikë në ndeshjet e fundit në shtëpi

Dwyane Wade dhe Dirk Nowitzki u nderuan nga klubet e tyre, Miami Heat respektivisht Dallas Mavericks në ndeshjet e fundit para adhuruesve vendas.

Wade u nderua me pritje të veçantë dhe koreografi të pa parë nga klubi i tij në American Airlines Arena.

Dhe, kështu ai nderoi publikun me plot 30 pikë të shënuara në atë që ishte fitore 122-99 ndaj Philadelphias.

Përkundër fitores, Miami u eliminua nga pjesëmarrja e mundshme në playoff pas fitores së Detroit Pistons në të njëjtën mbrëmje ndaj Memphisit.

Edhe Dirk Nowitzki u nderua nga publiku vendas, të cilin po ashtu gjermani e shpërbleu.

Ai i qëndroi besnik gjatë gjithë karrierës Dallasit, duke sjellë edhe një titull të kampionit para shtatë vitesh kur ishte në kulm të karrierës.

Me 30 pikët e shënuara, Nowitzki u përshëndet me publikun teksan.

/Telegrafi/