Ashtu si një vit më parë edhe këtë sezon afati kalimtar në NBA ka nisur më herët, ka nisur sërish me një shkëmbim dhe sërish i përfshirë është shtatlarti Dwight Howard.
Basketbollisti ka vendosur që të largohet nga skuadra e Charlotte Hornets, ku luajti sezonin e fundit dhe të kalojë te skuadra e Brooklyn Nets.
I përfshirë në këtë shkëmbim është basketbollisti Timofey Mozgov, që do të luajë me Charlotte sezonin e ardhshëm si dhe dy zgjedhje në draft.
Kështu shkëmbime skuadrat i kanë kryer për të liruar më shumë hapësira financiare në kontratat e skuadrave të tyre, në mënyrë që verën e ardhshme (2019) të kryejnë disa blerje “big”.
Howard është një nga basketbollistët dhe qendrat më të mira në NBA, 8 herë pjesëmarrës në “All Star Game”, që do ta përforcojë ndjeshëm skuadrën e Brooklyn.
Howard, tashmë 32 vjeç, përpiqet të përfitojë sa më shumë financiarisht nga kontrata e tij. /telesport/