Shansi i fundit: Në finalen e grupit A ndeshet Shqipëria dhe Rumania. Të dyja skuadrat përdorin tone luftarake dhe ëndërrojnë për fitoren.
Rumania dhe Shqipëria ndeshen në luftën futbollistike (19.06) për largim apo qëndrim të mëtejshëm në Francë.
Shqipëria shpreson në ndeshjen me Rumaninë tek kapiteni dhe mbrojtësi, Lorik Cana. Skuadrës debutuese shqiptare dhe kundërshtares Rumanisë i ndihmojnë vetëm golat.
Lojtari shqiptar i mesfushores, Andi Lila, thotë se ai “është kapiteni ynë dhe një lojtar i jashtëzakonshëm. Shpresojmë të jemi në gjendje të ofrojmë një lojë të mrekullueshme”.
Pas bllokimit të Canës, mbrojtësi i FC-Nantes kthehet sërish në duelin futbollistik. Po ashtu shpresat e kombëtares shqiptare lidhen edhe me sulmuesin Bekim Balaj, i cili thotë “se shpreson që të vijë moment im. Kam respekt për Rumaninë, por besoj se do të jetë loja jonë, kemi kohë që ëndërrojmë të lemë gjurmë këtu në Francë”.
Ndryshe nga skuadra shqiptare, Rumania e kë një pikë në grupin A, kështu shanset e skuadrës rumune janë më të mirë. Legjenda rumune e futbollit, Gheorghe Hagi shprehet me kritika për skuadrën e tij.
“Jemi ende të paaftë në sulm. Shoh se ne ndjehemi inferiorë, sepse nuk kemi lojtarë me personalitet”, thotë Hagi.
Shqipëria nuk i humb shpresat. Lojtari i mbrojtjes, Mërgim Mavraj lojtar i FC Këlnit, thotë se “Shpresa nuk vdes kurrë”. Me tone të forta ai i jep zemër skuadrës shqiptare. “Ne do të ofrojmë një betejë me Rumaninë dhe do të japim gjithçka”.
Edhe sulmuesi rumun, Florin Andane shprehet me tone luftarake.
“Një barazim nuk ndihmon, do të jetë luftë për jetë a vdekje, do të bëjmë gjithçka që të fitojmë”./DW