Partitë e unionit (CDU/CSU) janë kundër fillimit të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për anëtarësim në BE. Vendimi me siguri do të merret në dhjetor, tha Gunter Krihbaum nga CDU, përcjell “Deutche Welle”.
“Deri sa të merret vendimi do të vij tetori”, tha nënkryetari i Komisionit për politikë evropiane në Bendestag, Gunter Krihbaum nga Unioni Krisitian Demokrat. Ai për agjencinë “DPA” vlerësoi “sigurt se nuk do të ketë asgjë” nga sqarimi pozitiv i 28 vendeve anëtare të BE-së nga mesi i qershorit.
Ministri për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Michael Rorth (SDP) në “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se “tani BE duhet të rekomandojë”, “Duhet të mbajmë premtimin”, cili vlerëson se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë “përparim të dukshëm”.
Sot pritet që Komisioni Evropian të caktojë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Në Gjermani, dritë të gjelbër duhet të jep Bundestagu dhe kjo nuk do të jetë e mundur nëse grupi i Unionit (CDU / CSU) nuk pajtohet./Telegrafi/