Telegrafi

“DVV International” kërkon një ekspert vendor për realizimin e një studimi cilësor të arsimit për të rritur në Kosovë

Organizata gjermane “DVV International” është duke kërkuar një ekspert vendor për realizimin e një studimi cilësor të arsimit për të rritur në Kosovë.

Studimi cilësor do të kryhet nga një ekip ekspertësh ndërkombëtarë dhe një ekspert kombëtar, i cili duhet të demonstrojë përvojë në kryerjen e studimeve të ngjashme cilësore.

Përvoja e mëparshme në rajon dhe njohja e gjuhëve rajonale do të konsiderohen si aset.

“DVV International është Instituti për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Deutscher Volkshochschul-Verband eV (DVV), Shoqata Gjermane e Arsimit për të Rritur. DVV përfaqëson interesat e rreth 900 qendrave të arsimit për të rritur (Volkshochschulen) dhe shoqatave të tyre shtetërore, ofruesit më të mëdhenj të arsimit të mëtejshëm në Gjermani. Si organizata udhëheqëse profesionale në fushën e arsimit për të rritur (ARr) dhe bashkëpunimit për zhvillim, DVV International i është përkushtuar mbështetjes së të nxënit gjatë gjithë jetës prej më shumë se 50 vjetësh”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Më shumë informacione lidhur me termat e referencës dhe kushtet për aplikim mund ti gjeni në linqet në versionin anglisht KLIKO KËTU dhe versionin shqip KLIKO KËTU.