int(1) DVD policor për fëmijë se si t’i njohin terroristët - Telegrafi
Site icon Telegrafi

DVD policor për fëmijë se si t’i njohin terroristët

Policia nga Lancashire ka shpërndarë disqe DVD tek nxënësit e shkollave fillore për t’i mësuar se si të dallojnë një sulm potencial terrorist.

Kafshët e animuara do të mësojnë britanikët e vegjël për rreziqet e fundamentalizmit. Njësia policore për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm shpreson se kështu do t’i mësojë fëmijët mbi terrorizmin në mënyrë të pranueshme. Fëmijët i inkurajojnë që të njoftojnë dikë nëse mendojnë se kolegët e tyre të shkollor shfaqin pamje ekstreme.

Luani i animuar sqaron se si terroristët mund të duken si njerëz normal. Fëmijët nga shkolla fillore Belmont në Bolton do të janë të parët të cilët do të shohin këtë DVD.

“Nuk duam të frikësojmë askënd. Por, fëmijët sot kanë qasje më të madhe në media se më herët”, ka thënë zëdhënësi i policisë lokale.

Exit mobile version