Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka paralajmëruar se vendi i tij mund të shkoj drejt një lufte me Kinën nëse jo e fundit shkel mbi tri “vijat e kuqe” të vendosura nga ai.
Udhëheqësi i Filipineve i është rikthyer retorikës së luftës me Kinën, pasi vendi komunist pa vazhdon me aktivitetet e saja ekspansioniste në ujërat e kontestuara të Detit të Kinës Jugore.
Durterte paralajmëroi Kinën kundër shpimeve të njëanshme të puseve të naftës në zonat e mbrojtura të Filipineve, duke thënë se nëse Pekini vazhdon me këtë shfrytëzim, lufta do të ishte e paevitueshme.
“Nëse monopolizoni naftën, do të ketë probleme” tha Duterte.
Në javët e fundit, udhëheqësi filipinas ka përdorur gjuhë gjithnjë e më të ashpra ndaj Pekinit në mosmarrëveshjet e Detit të Kinës Jugore.
Ai i kujtoi Kinës se vendet “nuk kanë nevojë për ndonjë leje për të lundruar përmes ujërave ndërkombëtare”.
Kërcënimi i fundit i Duterte pason njoftimin e qeverisë së tij në fund të majit, ku janë vendosur “tre vijat e kuqe” ndaj Kinës, dhe nëse këto shkelen, situata do të eskalonte me luftë.
Këto vija të kuqe, të njoftuara nga Sekretari i Punëve të Jashtme Alan Peter Cayetano, përfshijnë çdo ndërtim që Kina do të bëjë në vendin e diskutueshëm Scarborough Shoal, prekja e ishujve Thitu që Filipinet i konsiderojnë tokë të tyre dhe çdo shfrytëzim i njëanshëm nga Kina i burimeve të kontestuara në zonat e Detit të Kinës Jugore.
Këto shqetësime nga Duterte kanë ardhur pasi Kina pothuajse çdo ditë po provokon misionet patrulluese detare të Filipineve rreth ishujve Thitu.
Kjo retorikë e Dutertes ndaj Kinës ka sinjale domethënëse drejt një rikthimi në normalitet të marrëdhënieve që Filipinet kishin me SHBA-të.
Uashingtoni kohët e fundit i ka dhënë një mbështetje të plotë në raport me mosmarrëveshjet rreth ishujve afër Detit të Kinës Jugore.
Ushtria e Filipineve vazhdimisht ka ruajtur me respekt të veçantë raportet me SHBA-së, duke e konsideruar këtë të fundit si një aleatë tradicional përballë ambicieve të Kinës, përcjell Telegrafi.
Filipinet kanë fituar përballë Kinës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, sa i përket administrimit të ishujve të kontestuar, por Kina ka mohuar ta pranojë atë vendim.
Sipas një sondazhi të realizuar kohët e fundit, popullariteti i Duterte ka rënë për shkak të qëndrimeve të buta të këtij të fundit në raport me orekset e Kinës ndaj ishujve të kontestuar.
Pekini akuzoi patrullat e Filipineve për përfshirje në “veprime provokative që kërcënojnë sigurinë e personelit kinez të vendosur në ato zona”.
Lufta e fjalëve filloi me vizitën e fundit që ndihmës sekretari amerikan i Mbrojtjes Randall Schriver bëri në Filipine.
Ai siguroi homologët e tij filipinas se “nuk duhet të kenë dyshime në angazhimin e SHBA-së në këtë problem”, duke përmendur Traktatin e Mbrojtjes që Filipinet kanë me SHBA-të./Telegrafi/