Telegrafi

Duterte, ushtarëve: Nëse bëhem diktator, më qëlloni për vdekje

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka udhëzuar ushtarët dhe policinë për ta qëlluar atë nëse ai zgjat qëndrimin e tij në detyrë kur të përfundojë mandatin në vitin 2022.

“Nëse do të doja të qëndroja më tepër dhe të bëhesha diktator, më qëlloni – nuk po bëj shaka”, u ka thënë Duterte ushtarëve në një bazë ushtarake, përcjell Telegrafi.

“Është puna juaj për të mbrojtur kushtetutën dhe për të mbrojtur popullin. Mbajeni mend se është detyra juaj solemne”.

Që nga ardhja në detyrë në vitin 2016, Duterte ka kërkuar të portretizojë veten si zë i popullit dhe i kujdestarit të kombit.

Sipas mediave, sondazhet tregojnë se gati dy të tretat e filipinasve ende e miratojnë presidencën e tij. /Telegrafi/