Presidenti filipinas Rodrigo Duterte ka porositur vrasjen e kundërshtarëve politikë ka thënë kryetari i Davao-së, njëkohësisht ish-anëtar i skuadrës së vdekjes.
Edgar Matobato, tha në një seancë të Senatit se ai dhe të tjerët kishin vrarë rreth 1 mijë njerëz gjatë periudhës 25 vjeçare, shkruan BBC.
Ai kishte përshkruar detaje të tmerrshme të goditjeve në stilin e bandave, duke përfshirë edhe ushqyerjen e një krokodili me një viktimë.
Zëdhënësi i Duterte-së refuzoi akuzat, duke thënë se hetuesit në kohën e tij si kryetar nuk ishin askund, transmeton KosovaPress.