Telegrafi

Duterte për seksin me prezervativ: Njëjtë si të hash një karamele me gjithë mbështjellëse!

Presidenti autokratik i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka një mendim interesant për prezervativët – madje ai është kundër përdorimit të tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai gjatë një adresimi për gratë ka thënë se prezervativët e bëjnë seksin më pak të pëlqyeshëm.

Dhe për ta ilustruar atë që e thotë, Duterte thuhet se ka marrë një karamele të mbështjellë dhe e ka futur në gojë.

“Ja, provojeni ta hani pa i hequr mbështjellësen. Kështu është kur ju përdorni një prezervativ”.

Human Rights Watch, siç edhe mund të pritej, ka shprehur shpejt kundërshtimin ndaj vërejtjeve të Duterte, si potencialisht penguese për progresin në betejën globale kundër HIV dhe AIDS.

Mbështetësit, sipas organizatës jofitimprurëse për të drejtat e njeriut, e arsyetuan komentin e Duterte si një pjesë të humorit të tij. /Telegrafi/